Nga Albana Tare
( Flasim gjithe kohes per shkolle e shkollim, dhe fare pak shprehemi per mesuesit, vetem kur na duhet te permendim se fajin per cdo mosecje para, e ka moskualifikimi i tyre!Kur ne fakt…fajin e ka keqkualifikimi i tyre! ) Mesa duket ne shqiptaret na terheq shume shkollimi! Perpiqemi e rraskapitemi qe cdo gje, por cdo gje ama, e mire a e keqe qofte, ta lidhim e justifikojme po me shkollen e me shkollimin! Madje termin “shkolle” e perdorim ne shume variante dhe kuptime!
Themi…”aq shkolle ka” ose ” nuk ka shkolle”, kur duam te injorojme dike! Themi…”ka lindur me shkolle” , ose ” ka bere shkollen e Bismarkut” apo, “ka shkolle te madhe tjetri” , kur duam te veme ne dukje mencuri e zotesi te dikujt! Permendim termin “shkolle” edhe kur duam te bindim pinjollet tane se vec nga shkolla vjen shpetimi! Dheee sigurisht, shume mire bejme! Por harrojme te permendim se shkolle pa mesues nuk ka! Harrojme te kujtojme se shkollen e mire e bejne pikerisht, mesuesit e mire! Por sigurisht te motivuar mire ama! Kohet e fundit si per te thene se “shoqeria”, ne fakt ato qe ne krye te saj drejtojne, e ka kuptuar rolin e pazevendesueshem te mesuesit ne shkolle, kemi filluar te ngaterrohemi me termat tane! Kemi filluar te hapim aq shume shkolla, por shkolla per mesues ama! E dime mire mesa duket qe “shkolla” i intrigon mesuesit e gjore! ( Mbeten tere jeten nxenes ata! Tere jetes!) Kemi shkolla te ndryshme per postmesuesi…”Shkolle per Drejtim e Menaxhim Arsimi” ..”Shkolle per trajnere”…”Shkolle per drejtore”…flasim edhe per nje shkolle ne projekt e siper , me e reja shkolle e postmesuesise mesa duket ” Shkolle per tekstshkrues”!!!! E te gjithe keto shkolla vetem per te plotesuar gjoja boshlleqet qe ne mesuesi e mesimdhenie verehen! “THUA SE U GJET CELESI PER ZGJIDHJE PROBLEMATIKE NE ARSIM”?!
Thua fajin e ka mesuesi i gjore qe qenka i pakualifikuar?! Ne fakt nuk jam kunder ketyre shkollave, sepse edhe ato duhen, por nga emertimi duhet te jane aq elitare, sa kurrsesi nuk duhet te ofrohen me keto dyer te shqyera, si keto fundkohe, sa te mund te hyje cdo mesues qe ka nevoje te shtoje letra ne dosje, mjaft qe deshiren per ta ndjekur, e sigurisht, per ta paguar te kete! Me kaq shume shkolla hapur per vete mesuesin, me kaq shume joshje me terma e emertime bombastike dhe atraktive, pervec se e kemi corientuar mesuesin, asgje nuk kemi bere per te! E kemi shperqendruar nga detyra e tij e vertete.. mesimdhenia!
E kemi bere te rende shkolle pas shkolle, gjoja ne emer te te nxenit gjate gjithe jetes! E kemi bere te largohet nga qellimi i vertete i misionit te tij, mesimdhenia! E dini sa shume mesues jane investuar duke shpenzuar jo vetem kohe fizike e investim monetar,(cdo shkolle kushton para paguar nga vete mesuesi e paga e tij modeste), por edhe kohe produktiviteti mendor per te ndjekur keto “shkolla”?!
Shume…pa fund mesues ! Dhe rezultatiiii…asgje! Sherbejne si letra per te mbushur dosje mesuesish te cilat me nje vendim mbivleresohen ne vleresim maksimal pikesh, e me tjetrin…zhvleresohen fare! Nese duam qe shkolla te funksionoje suksesshem si shkolle, le te ndihmojme mesuesit tane te bejne sa me qete e lehte punen e tyre, te mos hapim shkolla per te corientuar mesues shkolle, se demi shkon te vete shkolla jone!
Se pastaj do biem ne gracken e nje rrethi vicioz ku do kemi mesues te mireshkolluar, por qe kontribuojne per shkolla me rezultate te dobeta! Dhe dua ta mbyll me nje thenie te Senekes se …”E keqja jone eshte se ne duam te mesojme me shume ne shkolle se ne jete”Por edhe pse e dime mire se … E GJATE ESHTE RRUGA E MESIMIT TEORIK, POR GJITHMONE E ME E FRYTSHME ESHTE AJO E MESIMIT PRAKTIK, ne serish mendjen e mesuesve e marrim me teorizime, e pastaj ankohemi se te gjoret mesues jane te pakualifikuar si duhet…nderkohe qe ato jane as me shume e as me pak pervecse te…keqkualifikuar! Dhe kjo ka 30 vite qe ndodh me ta! Ndodh me shkollen si institucion, por per ironi me shkollen e shkollimin e vete mesuesve!