Home ELBASANI SOT VIDEO/SHKOLLAT PA MBROJTJE NGA ZJARRI DHE PA SHKALLË EMERGJENCE

VIDEO/SHKOLLAT PA MBROJTJE NGA ZJARRI DHE PA SHKALLË EMERGJENCE

12

Shumë prej shkollave të Elbasanit nuk kanë kushte sigurie

Teksa në datën 27 Shtator do të fillojë zyrtarisht viti i ri shkollor një pjesë e mirë e shkollave nuk janë ende gati. Shumë prej shkollave në bashkinë e Elbasanit nuk kanë shkallë emergjence.Element kyç në rast rreziku.  Kryesisht problematika vërehet tek shkollat e vjetra të cilat qëkur janë ndërtuar nuk kanë pasur shkallët e emergjencës. Në këtë situatë, mësuesit thjeshtë mund ti orientojnë në teori nxënësit si të sillen në rast rreziku.

 Ky shqetësim I cili u ngrit rreth dy vite më parë nga antarët e këshillit bashkiak të Elbasanit duket se ende nuk ka gjetur zgjidhje pasi në një vëzhgim të bërë në shkollat e qytetit rezulton se pjesa më e madhe e shkollave nuk i kanë.

Po ashtu një tjetër problematikë që vihet re jo vetëm në institucionet shkollore por gjithashtu edhe institucione të tjera janë sistemet e mbrojtjes nga zjarri parashikur në ligjin 152 fraksion 2015 për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi gjë që mungon thuajse në të gjitha shkollat përfshirëedhe njësitë administrative.