Pasi uragani ‘Daniel’ goditi lindjen e Libisë, shkretëtira u shndërrua në një liqen. Pamjet nga rajoni zbuluan shtrirjen e katastrofës më të madhe në histori që ka parë vendi.
Stuhia “Daniel” goditi lindjen e Bengazi, Bejda, Merc, Suse, duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Numri i të vdekurve nga fatkeqësia arriti në mbi 11 mijë.
Shkretëtira pranë Derne u kthye në liqen. Pamjet nga shkretëtira zbuluan përmasat e katastrofës. Imazhet treguan kamionë dhe rimorkio që përmbyseshin në rrugën që kalonte në mes të shkretëtirës.
Ushtria dhe krerët e qeverisë erdhën në rajon me helikopter disa ditë më parë, shqyrtuan kushtet dhe deklaruan se ekipet e shpëtimit dhe ndihma do të dërgoheshin në rajon.
