3 makina janë djegur pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.
Fatmirësisht nuk janë djegur makinat e tjera që ndodheshin aty pranë.
Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm ose aksidental.
/abcnews.al
