Një ngjarje ka ndodhur në qytetin e Sarandës, rreth orës 02.05 të mëngjesit, në lagjen nr.3, ku janë përfshirë nga flakët dy automjete.
Njëri nga automjetet është djegur pjesërisht, ndërsa mjeti tjetër është djegur më pak. Ndërhyrja në kohë nga ana e shërbimit të zjarrëfikëses bëri të mundur shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë automjetet.
Nuk janë bërë të ditur akoma emrat e pronarëve të makinave, por të dy janë banorë të pallatit ku ndodhi ngjarja.
Policia është duke hetur ngjarjen për të mësuar nëse zjarri ka qënë aksidental apo i qëllimshëm.
(H.H/Faxweb.al)