4 automjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohe që tre prej tyre janë shkrumbuar totalisht dhe një tjetër është demtuar pjesërisht nga flakët.
Sapo u mor njoftimi mjetet zjarrfikese kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku përvec automjeteve të parkuara të përfshira nga flakët janë rrezikuar edhe banesat pranë.
Menjëherë u bë i mundur izolimi i zjarrit për të mos u përhapur edhe te mjetet e tjera ndërkohë që nga ana e policisë po kryhen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur ngjarjen.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike shkaku i rënies së zjarrit , por kqyrja e kamerave në zonë pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e djegies së automjeteve.