Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët ditën e djeshme në Tropojë.
Njëra prej banesave ndodhej në fshatin Luzhë, Njësia Administrative Llugaj dhe një në fshatin Margegaj.
Pavarësish ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, banesa në fshatin Luzhë është djegur plotësisht kurse banesa në fshatin Margegaj pjesërisht.
Sipas burimeve nuk ka dëme në njerëz kurse ato materiale janë të shumta.