
Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bregdetin e Darëzezës së Fierit.
Pavarësisht ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse, zjarri nuk është shuar dot për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, me të cilat ishte ndërtuar lokali.
“Fier/Informacion paraprak Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit”, njofton policia.
