
Më 14 gusht rreth orës, 17:00 anëtarët e bandës organizohen në banesën e Ndriçim Sadushit, që ishte edhe baza e grupit.
Të armatosur me automatikë, granata dhe kundërtank, ata u nisën me disa automjete në drejtim të vilës së familjes Kuçi, e cila ndodhet në rrethrrotullimin e Luleve, në fillim të rrugës që të çon për në Fushë Mbret. Sapo mbërritën, pasi rrethuan banesën e Ramadan Kuçit, nisën sulmin me breshëri automatike, granata dhe kundratank.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dt.15/08/1997, rezulton se janë përdorur shumë lloje armësh në drejtim të banesës së familjes “KUCI” dhe nga drejtime të ndryshme dhe shumë persona në afërsi të kësaj banese. Kjo provohet dhe nga makinat e të pandehurve të lëna në vendngjarje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Një pjesë shumë e madhe e njerzve nuk kanë denoncuar kanë pasur frikë, ka pas denoncim vetëm nga një familje që u sulmua nga banda kateshi, po ka shumë biznesemeë që nuk kanë denoncuar’ u shpreh Alban Qafa, avokat
“E kujtoj si ngjarje ku disa persona të së njëjtës familje u organizuan për të mbrojtur gjithë familjen, për të mbrojtur pasurinë, për të mbrojtur dinjetitetin e tyre. Për shkak se këto ishin të sulmuar, padiskutim që ligji I përjashton nga përgjegjësia penale’ u shpreh pedgogu i drejtësisë, Kreshnik Mytari
Banda nuk e dinte se përballë kishte një ushtarak të trajnuar, i cili organizoi mbrojtjen nga brenda shtëpisë. Kjo ngjarje, është tipike e një skenari filmash hollyëoodian. I fshehur pas dritares së banesës së tij, ky person do eliminonte 5 anëtarë të bandës famkeqe dhe tre të tjerë do mbeteshin të plagosur.
Viktima të asaj ngjarjeje mbetën, Arben Pepalloshi; Arben Jabi; Neritan Haxhiasllani; Dritan Sadushi dhe Besim Erosi të gjithë anëtarë të bandës së Kateshit. Gjithashtu në këtë përballje u plagosëën Taulant Balliu, Gjergj Dedja dhe vetë Dritan Kateshi.
