Home ELBASANI SOT VIDEO/SHKUMBINI I NDOTUR

VIDEO/SHKUMBINI I NDOTUR

146

Shkaku kryesor shkarkimet e ujrave të zeza

Shkumbini i ndotur

“Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë më të ndotur në vend dhe shkak kryesor i kësaj gjendjeje janë shkarkimet e ujrave të zeza. Çdo ditë, në këtë lumë shkarkohen rreth 10 mijë m3 ujra të zeza”.

Në lumin Shkumbin shkarkohen ujrat urbane të Bashkive të Prrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Cwrrikut e Peqinit.  Gjendja paraqitet mjaft e rëndë për shkak se ujërat e lumit Shkumbin përdoren edhe për vaditjen e tokave bujqësore.

Por, lumi Shkumbin nuk ndotet vetëm nga shkarkimet urbane. Rrjedhjet nga vendgrumbullimet e mbetjeve urbane dhe shkarkimet industriale janë gjithashtu ndotës të rrezikshëm.

Situata është alarmante dhe e pashpresë, sepse asnjë nga qytetet apo fshatrat që shkarkojnë në këtë lumë nuk ka ndonjë projekt për pastrimin e ujrave të zeza, apo menaxhimin e mbeturinave urbane.