Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkall Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos.
Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos.
Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos duke krijuar shqetësim tek banorët.
Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë, dhe sipas informacioneve nga ishulli I Kretës është ndjerë shumë edhe në qytetin e Iraklios. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Specialistët po ndjekin me vëmendje fenomenin.
Top Channel