Dy tërmete me magnitudë 5.1  dhe 4.1  të shkallës Rihter kanë tronditur banorët e ishullit grek, Ikaria, mëngjesin e sotëm, 30 nëntor.

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i ndodhur në orën 06:00 ka pasur thellësi prej 17.5 km dhe epiqendër 20 km në veriperëndim të Ikarias.

Pak minuta më vonë në orën 06:09,  u regjistrua një dridhje e re sizmike, me madhësi  4.1 Rihter.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, ose të lënduar.

"Shkundet" Greqia/ Tërmet i fortë në Ikaria, ja sa