
Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit në Greqi, duke tronditur banorët e zonës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.
Kujtojmë se gjatë muajve të fundit, ishulli i Santorinit është tronditur nga tërmete të shumta. Pak kohë më parë, mijëra banorë të Santorinit u zhvendosën nga ishulli, për shkak të rrezikut të shtuar që paraqisnin lëkundjet sizmike.
