Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasit F. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Pjetërshan. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasi F. Rr.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
—————-
Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Ura e Kirit”, automjeti me drejtues shtetasin F. H., 59 vjeç, ka përplasur shtetasen L. B. 43 vjeçe, banuese në fshatin Vukatanë, e cila lëviste me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja L. B., e cila është nën kujdesi e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel