Erion Murataj PSD

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shoferi 58-vjeçari është transportuar në spital, por nuk ka mbijetuar dot dhe ka humbur jetën. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.