
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë, Veli Gjura i aksidentuar disa ditë më parë në Peshkopi.
Aksidenti ndodhi më 5 maj teksa Veli Gjura ishte me shërbim në qytetin e Peshkopisë kur papritur një makinë ka ardhur me shpejtësi nga pas duke e përplasur me murin e një biznesi.
Menjëherë pas aksidentit, Gjura u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lidhur me këtë ngjarje ka rënë në pranga 27-vjeçarin Alban Shotin i cili në momentin e përplasjes ishte në gjendje të dehur.
