Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.

Mësohet se shkak është bërë gjendja e dehur e shoferit që po ecte me shpejtësi tepër të madhe në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar.

Ai ka humbur kontrollin duke u përplasur me dy makina dhe më pas me një pemë.

Fatmirëisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shoferi është shoqëruar në ambientet e policisë.