Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme nga ekzekutimi i Erigers Mihasit mikut të të shumëkërkuarit Ervis Martianaj. Albeu.com ka mundur të sigurojë videon ku shihet se Erigers Mihasi del nga shtëpia dhe hyn sërish duke vrapuar.

Kujtojmë se ekspertët kanë bërë të ditur se atentatorët kanë goditur 40 herë ndaj 32-vjeçarit dhe 26-vjeçarit. Nga këto goditje me kallashnikov, 13 plumba goditën Mihasin, ku kanë rezultuar fatale dy plagët në qafë. Ndërsa viktima tjetër, Armando Dumani u qëllua me katër plumba.

Ngjarja e 13 nëntorit tronditi Tiranën duke rikthyer edhe sërish atentatet mafioze. Hetuesit po hetojnë si motivin kryesor mes bandave kriminale. Mendohet se në këtë atentat kanë marrë pjesë 3 persona: Dy atentatorët dhe shoferi. Pas krimit, u gjet në Thumanë një automjet i djegur, ku brenda makinës ishin futur dhe dy kallashnikovë.

Erigers Mihasi u vra vetëm 24 orë pasi ishte kthyer nga Gjermania. Ndërkohë pritet të zbardhen të tjera detaje që çuan në vrasjen e dy të rinjve në Astir.