Iker Casillas është homoseksual. Ish-portieri kampion bote me Spanjën në vitin 2010 dhe legjendë e Real Madrid, bën deklaratën shokuese teksa deklaron se ka orientime të ndryshme seksuale nga pjesa më e madhe e meshkujve. Deklaratë që shokon botën e futbollit dhe jo vetëm dhe që vjen pak më shumë se dy vite nga divorci i tij nga bashkëshortja Sara Cabonero.Në një postim të shkurtër në Twitter ai shkruan: “Shpresoj të më kuptoni, unë jam gay”. 

41-vjeçari ka marrë menjëherë mbështetjen e disa prej anëtarëve të kominitetit të futbollit, përfshirë edhe ish-rivalin e tij te Barcelona, Carles Puyol. Iker që u tërhoq nga futbolli në vitin 2020 pësoi një atak kardiak pak kohë më parë ndërsa me Sara Carboneron ka sjellë në jetë dy djem.

https://0cfcddca193a21f3d6c0ce2dec7941b4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Casillas numëron 5 tituj kampion Spanje me Real Madrid dhe përveç një kupe bote edhe dy Kupa të Europës me Kombëtaren e Spanjës dhe gjithashtu edhe tre UEFA Champions League. Në 22 vite karrierë ai është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e futbollit spanjoll pasi bëri një karrietë të suksesshme me Real Madrid ndërsa e mbylli pas disa viteve në Porto. Me fanellën “Los Blancos” ai numëron 19 trofe dhe shiritin e kapitenit në vitet 2010-2015.

Gjatë viteve 2004-2008 ai nisi të shoqërohej me gazetaren Sara Carbonero ndërsa në 2010-ën e puthi atë në buzë gjatë një transmetimi live duke zyrtarizuar edhe lidhjen e tyre që pak kohë më vonë u finalizua në martesë.

Djali i parë Martin është sot 8 vjeç ndërsa më i vogli, Lucas sot është 6 vjeç. Casillas dhe Carbonero u martuan në vitin 2016 dhe në 2021-shin u divorcuan pas një periudhe trë lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

SHOKUESE/ Ish kampioni i botës dhe kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas