Home SHOWBIZ Shokuese/ Reperi italian mban veshur këpucë me taka rozë

Shokuese/ Reperi italian mban veshur këpucë me taka rozë

24

Reperi i njohur italian, Fedez, njihet për natyrën e tij funny dhe për guximin në veshje.

Por së fundmi, ai i ka habitur të gjithë kur në rrjetet sociale u shfaq i veshur me një palë këpucë me taka, ngjyrë rozë.

Fedez u shfaq pranë bashkëshortes, Chiara Ferragni, e cila kishte veshur një palë këpuca me takë të njëjtë, por ngjyrë të kuqe.

Ai veshi taka që të dilte në një lartësi me blogeren e famshme.

“Më në fund aq i gjatë sa unë”, shkruante Chiara bashkëngjitur me videon që postoi në profilin e saj në “Instagram”.

Në fakt Fedez i kishte veshur thjesht për një foto, pasi në eventin ku ishte i ftuar kishte veshur këpucë për burra.