Institucionet inekzistente
Këto pamje që shihni i perkasin një prej ndërtesat pranë ish kombinatit metalurgjik në Elbasan. Një vend që sot është marrë nga shoqata “Albania Care For Animals “. Një shoqatë në mbrojtje të kafshëve të pastreha.
Rreth 140 kafshë kryesisht qen të pastrehe qëndrojnë këtu duke marr kujdesin e duhur mjekësor dhe ushqimin që i nevoitet. Të vetmit që merren me kujdesin ndaj këtyre katërputroshve janë 4 persona të cilët në menyrë vullnetare ndihmojnë me sa kanë mundësi.
Kërkesa e tyre e vetme është mos të lihen në harresë pasi për ta është mjaft e vështirë të përballojnë çdo gjë vetem pa asnjë përkrahje.
Edhe pse kohët e fundit disa ligje janë miratuar rreth mbrojtjes së kafshëve sërish kafshët e pastreha vazhdojnë të keqtrajtohen disa herë edhe të vriten.
Thirrja e kësaj shoqatë është nësë nuk kanë mundësi ti ndihmojnë më e pakta mos ti keqtrajtojnë.
Gazetare Sara Koçi