Pandemia e COVID-19 ka bërë që shumë shtete të marrin disa masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e saj. Mirëpo shoqëruesen e nuses nga Londra nuk e kanë ndaluar këto masa për të marrë pjesë në dasmën e shoqjes së saj të ngushtë në Kanada, dhe pse nuk gjendej aty fizikisht.

Sarah Redington mori pjesë “virtualisht” në këtë dasëm në formën e një hologrami. Projektimi i saj tepër real duket qartë në videon e mëposhtme, ku ajo shfaqet për një periudhë të shkurtër duke lënë mesazhin e saj para se të zhdukej si të ishte teleportuar.

“Nuk e di se si idea e hologramit u shfaq papritur, por jam i sigurt se shumica prej nesh është në dijeni të ekzistencës së kësaj teknologjie.” tha dhëndri për New York Times. “Tezet e mia më thanë se u ndjenë sikur ishin në filmin Star Trek.” shtoi ai.

Ky organizim u bë i mundur nga kompania ARHT Media në Toronto, e cila zakonisht meret me projektimin e hologrameve për persona të famshëm në evente të ndryshme. Kompania tregon se është në gjendje të projektojë një person në disa vende të ndryshme përreth botës njëkohësisht përmes internetit.

Në një projekt të mëparshëm ARHT Media projektoi hologramin e Stephen Hawking para audiencës në Hong Kong.

geek