Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandën jugore për shkak të një tjetër shpërthimi vullkanik në Gadishullin Reykjanes – i katërti që nga dhjetori.

Mendohet të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Lava ka arritur në mbrojtjen lindore rreth qytetit të evakuuar të Grindavik, thanë mediat lokale. Njerëzit janë zhvendosur gjithashtu nga Laguna Blu aty pranë, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës. Hapësira ajrore e Islandës mbetet e hapur. Një derdhje gjigante llave po fryn tym.

Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, shpërthimi filloi pas orës 20:00 me orën lokale (20:00 GMT) të shtunën, në veri të Grindavik. Pamjet e shpërthimit treguan re tymi dhe magmë të ndezur që rrjedhin dhe flluskojnë nga vrimat në tokë. Shpërthimi nuk ka prekur aeroportin kryesor ndërkombëtar, i cili shtrihet në veri-perëndim të Grindavik.

Gjeofizikani Magnus Tumi Gudmundsson, i cili ishte ndër ata që fluturuan mbi zonat e prekura me një helikopter, tha për mediat lokale se shpërthimi i së shtunës ishte më i fuqishmi deri më tani. Dy rrjedha llave kanë lëvizur në perëndim dhe në jug. Mediat lokale raportuan se llava nga kjo e fundit kishte arritur në muret lindore të mbrojtjes së Grindavikut. Z. Gudmundsson tha se ishte gjithashtu e mundur që llava të mund të derdhej në det, por se kjo mund të mos ndodhë nëse aktiviteti vullkanik lehtësohet.

Einar Bessi Gestsson, një ekspert i fatkeqësive natyrore në Agjencinë Meteorologjike Norvegjeze, i ka thënë për median irlandeze  RUV se gaze të rrezikshme dhe shpërthime të vogla mund të ndodhin nëse llava bie në kontakt me ujin e detit.

Ndërkohë, llava që lëviz drejt perëndimit po shkon në drejtim të Lagunës Blu dhe një termocentrali gjeotermik, i cili siguron ujë të nxehtë për pjesën më të madhe të gadishullit Reykjanes. Zyra e Meteorologjisë Islandeze tha se ky shtrat i llavës ishte “dukshëm më i gjerë” se në shkurt, kur një shpërthim i mëparshëm shkaktoi rrjedhjen e llavës në një drejtim të ngjashëm.

Rreth të dyjave janë ndërtuar shumë argjinatura mbrojtëse, tha për Reuters kreu i Qendrës Vullkanologjike Nordike me bazë në Rejkjavik, Rikke Pedersen. Ka shqetësime se kabllot me fibra optike në rrugë mund të dëmtohen – duke shkaktuar ndërprerje në shërbimet telefonike dhe të internetit.

Laguna Blu është e mbyllur deri në një njoftim të dytë si masë paraprake. Kishte midis 500-600 njerëz në zonë kur ndodhi shpërthimi i së shtunës, tha zonja Pedersen. Rreth 4,000 banorët e qytetit u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre vetëm rreth një muaj më parë pasi një shpërthim në janar pa magmën të përhapur në qytet, duke shkatërruar tre shtëpi. Shumica prej tyre kanë zgjedhur të mos kthehen.

Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta e Mesme të Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet. Hera e fundit që Gadishulli Reykjanes pati një periudhë aktiviteti vullkanik ishte 800 vjet më parë – dhe shpërthimet vazhduan për dekada.

Ky është tani shpërthimi i shtatë që nga viti 2021 dhe shkencëtarët besojnë se zona po hyn në një epokë të re vullkanike që mund të zgjasë për dekada apo edhe shekuj.