Një zjarr masiv ka përfshirë mijëra hektarë tokë në Kaliforninë jugore duke detyruar të paktën 30,000 persona të evakuohen.
Zjarri në Palisades të Paqësorit shpërtheu nga 10 hektarë në më shumë se 2900 hektarë në vetëm pak orë.
Pamjet tregojnë lagje të përfshira nga flakët dhe banorët që braktisin makinat e tyre për t’u larguar nga flakët.
Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles sapo ka postuar një apel për më shumë ndihmë nga zjarrfikësit jashtë detyrës
Një vatër e dytë shpërtheu më vonë në mbrëmje mbi Altadena, pranë Kanionit Eaton , rreth 40 km (26 milje) në brendësi të Palisades.
Të paktën 200,000 persona në qarkun e Los Anxhelosit janë tani pa energji elektrike. Disa shkolla kanë njoftuar mbyllje për shkak të erërave të forta dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme dhe presidenti Joe Biden ka miratuar përdorimin e parave federale për të mbështetur zonat e prekura.
Miliona njerëz të tjerë në Kaliforni janë në rrezik, thekson BBC.
Top Channel