Serie A ka përzgjedhur lojtarët më të mirë për edicionin 2020/21.
Gianluigi Donnarumma është zgjedhur si portieri më i mirë për këtë edicion që lamë pas, duke mbajtur 14 herë portë e paprekur.
Mbrojtësi më i mirë rezultoi të ishte Cristian Romero i Atalantës arriti të rrëmbente çmimin si më i miri në këtë sezon për fazën e mbrojtjes.
Në mesfushë është caktuar Nicolo Barella i Interit, derisa ndihmoi skuadrën e tij që ta rikthenin titullin pas nëntë vitesh mungese.
Në sulm nuk kishte se si të mungonte Cristiano Ronaldo që në këtë edicioni realizoi plotë 29 gola, me Juventusin që përfundoi në top katër me shumë mund.