Kjo është Alma Beqiri, 46 vjeçarja nga Korça, e cila u vu në prangat e policisë për mashtrim. Arrestimi i saj u bë i mundur pasi Beqiri, agjente e një poste private në Korçë dhe Pogradec ka arritur të përfitojë rreth 3 milionë euro duke mashtruar gjatë periudhës 2021-2023.
Gjatë këtyre dy viteve, 46-vjeçarja shpërndante pako të ndryshme postare për llogari të subjekteve të treta dhe paratë e marra nga klientët që kishin bërë porosi online, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Sipas policisë, shumën e konsiderueshme prej 3 milionë eurosh të përfituar përmes këtij aktiviteti të paligjshëm, Alma Beqiri dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emrin e saj dhe të familjarëve.
Pas arrestimit, Beqirit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjete qe perdoreshin prej saj. Hetimi nga ana e policisë për këtë rast kishte nisur dy muaj më parë./abcnews.al