Gjykata Penale e Tiranë caktoi arrest me burg për 10 nga personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme në kryeqytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Në burg u lanë shtetasit: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani dhe Redi Lolaj

Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Nga ky operacion u sekuestruan 2 kg e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë të premten.