Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë ka përfunduar hetimet e çështjes penale nr. 77, viti 2023 dhe dërgoi për gjykim katër të pandehurit K.M., V.Q., M.P. dhe M.M., të akuzuar për veprat penale të shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit, si më poshtë:
- I pandehuri K.M., akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 283 prg. 2 dhe 242 të Kodit Penal, me masë sigurimi “Arrest në burg”.
- I pandehuri V.Q., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi “arrest në burg”.
- I pandehuri M.P., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi “arrest në burg”.
- E pandehura M.M., për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.