Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike.
I riu po udhëtonte me makinë në autostradën e Piacenza kur policia i ka bërë shenjë që të ndalonte.
Ai është shfaqur nervoz, çka detyroi efektivët që të kryejnë një kontroll mbi identitetin e shqiptarit. Nga verifikimi, rezultoi se ai kishte disa precedent penalë për grabitje me dhunë.
Kjo i detyroi efektivët e policisë që të kryejnë një kontroll në makinën e tij ku gjetën dhe sekuestruan 5 kg e 500 gramë marijuanë.
Policia bëri të mundur arrestimin e 25-vjeçarit dhe e dërgoi në burgun e Borgonovo.