Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi shpërndante kanabis.
Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 21-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”.
Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular./abcnews.al

