Ditën e sotme është finalizuar operacioni i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Gjirokastër ku në pranga ra një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.
Arbër Maliqi pasi u kap nga policia, iu sekuestruan si provë materiale 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Mbi 37-vjeçarin, banues në Gjirokastër, rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në pranga një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.
Sekuestrohen 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Katrori”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.