Erion Murataj PSD

Persona të armatosur vranë të paktën 40 persona në sulmet të mërkurën në Nigerinë qendrore, e cila është shkatërruar nga përleshje vdekjeprurëse, të përsëritura ndërkomunale.
Sulmet ndodhën në shtetin Plateau, midis veriut me shumicë myslimane dhe jugut me shumicë të krishterë të vendit më të populluar të Afrikës.

Incidentet e përgjakshme midis grupeve etnike dhe fetare shpërthejnë shpesh dhe përkeqësohen nga konfliktet për burimet tokë, ujë midis fermerëve, të cilët janë kryesisht të krishterë dhe barinjve të cilët janë kryesisht myslimanë.

Momente gazmore në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania: Rozana e hedh Loredanën në pishinë

“Ta morën Eglin para syve”. Gjesti-Jozit: Loredana më ka qejf mua

Operacioni “Mesnata”, shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet një person
Një përfaqësues i pushtetit vendor deklaroi ditën e djeshme se të enjten e kaluar janë bërë 30 varrime dhe se pas serisë së sulmeve kundër fshatrave janë gjetur gjithsej 48 trupa.
Numri fillestar ishte 10 të vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zyrtar i Kryqit të Kuq Nigerian foli për një numër të vdekjeve që kalon 40 të vdekur duke specifikuar se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Ushtria njoftoi se po ndiqte autorët për arrestimin e tyre.