Një skandal i mirëfilltë ka shpërthyer në botën e bilardos profesioniste. Federatat Ndërkombëtare WPB dhe WPBSA kanë bërë të ditur se kanë pezulluar 10 lojtarë profesionistë kinezë pas një hetimi ku kanë zbuluar trukime të rezultateve të ndeshjeve për të favorizuar baste sportive.
Mes këtyre emrave është edhe Zhao Xingtong, i cili kohët e fundit kishte fituar kampionatin britanik të bilardos, si dhe Jan Bringtao, fitues i turneut Masters.
Vetë Xingtong pritej që të merrte pjesë në fazën me eliminim direkt të turneut Masters, duke u përballur me numrin 2 në botë, Mark Selbi.
Sipas WPBSA “hetimi më i zgjeruar ishte në fazën e avancuar” dhe se “do të finalizohej shumë shpejt”.
Edhe pse është bërë kërkesë nga shumë emra të njohur të bilardos që të gjithë lojtarët e përfshirë të përjashtohen përjetësisht, parashikohet që ata të marrin dënime afatshkurtra para se të kthehen përsëri në tavolinat e profesionistëve, por me rezultatet e tyre që tashmë do të jetë gjithmonë shumë të diskutueshme.