Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat. Abc News mëson se banesa është në pronësi të Agur Cakos. Në momentin e shpërthimit të bombolës kanë qenë brenda banesës shtatë anëtarët e familjes.Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale./n.m.abcnews.al