Një incident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër.Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit me iniciale A.J., ku për pasojë është lënduar vetë pronari.

Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.Njoftimi:

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.