Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Kamëz.
Mësohet se si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë raportohet vetëm për dëme material.
Uniformat blu bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.