Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe rreth 70 u plagosën kur një cisternë që transportonte karburant shpërtheu pranë qytetit jugor të Libisë Shaba, tha sot ministria e shëndetësisë e vendit afrikan .
Shpërthimi ndodhi në mëngjes kur pas përmbysjes së cisternës, kalimtarët e rastit nxituan të merrnin karburantin që rridhte në rrugë, raportuan mediat libiane.
Në vendin e tragjedisë janë dërguar helikopterë për të transportuar të djegurit në spitalet e Tripolit , thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën theksohet se është kërkuar ndihma e kirurgëve nga Tunizia.
Libia është përballur me mungesa të konsiderueshme të karburantit që nga viti 2014, kur vendi u zhyt në luftë civile pas kryengritjes që rrëzoi liderin e gjatë Muammar Gaddafi në 2011. Në shumë prej qyteteve të vendit, qytetarët duhet të presin në radhë të gjata, disa nganjëherë me orë të tëra, në mënyrë që për të furnizuar me karburant automjetet e tyre.