Pas shpërnadrjes së medaljeve nga Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjitshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka ardhur dhe momenti i shumëpritur, që lojtarët e Partizanit të ngrenë trofeun e Abissnet Superiore, pas një sezoni të gjatë e të vuajtur për ta.
“Përgjegjësinë” mbi supe për ngritjen e trofeut e ka marrë kapiteni i “demave”, Bruno Telushi, i cili mes festës së tifozëve dhe shokëve të skuadrës ngre lart titullin e 17-të në historinë e “demave”. /i.m /abcnews.al