Një mjet është përfshirë nga flakët në lagjen e quajtur Radeneci, në Korçë.

Zjarrfikësja po bën shuarjen e flakëve, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethana

Nuk dihet nëse mjeti ka qenë në lëvizje apo jo, por dyshohet se ngjarja është aksidentale, megjithatë hetimet do të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.