Një makinë tip Mercedes Benz në pronësi të biznesmenit lezhjanë Ndue Pjetrushi ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit. Mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, jashtë shtëpisë së Pjetrushit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të shtune, në Ishull Shëngjin. 66 vjeçari njihet në Lezhë si biznesmen në fushën e hidrokarbureve, por nuk dihen shkaqet që kanë çuar në djegien e Mercedesit të tij.
“Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.