Një makinë ka marrë flakë në autostradën Lushnje Fier. Për pasojë është bllokuar rruga.
Nuk dihen arsyet se përse mjeti ka marrë flakë ndërsa është krijuar radhe e gjatë me automjete. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
