Një automjet tip ‘Toyota’ ka shpërthyer në flakë rreth orës 03:00 tëmëngjesit të sotëm, në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës. Mësohet se makina në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë, është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Saranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2021, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.