Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel