Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty, këtë rast e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në rrugën Arsenije Cernojevic, Zubin Potok rreth orës 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes , dyshohet granatë dore në afërsi të lokalit të tij.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetim”, thuhet në raport.