Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë në Krujës. Sipas policisë, shpërthimi ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndë piroteknike.
Ndërkohë raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
