Në qytetin e Sarandës është dëgjuar një shpërthim i fortë pak minuta më parë. Nga të dhënat e para raportohet se një person është gjetur i vdekur brenda një automjeti
Nga shpërthimi janë shënuar edhe dëme materiale në disa biznese dhe në një automjet tjetër në zonë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.