Të paktën dy persona u vranë dhe 11 u plagosën pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksploziv pranë hyrjes së ambasadës ruse në Kabul.
Kështu, sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, policia ka thënë se sulmuesi u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura teksa po i afrohej portës.
Nuk ka ende informacione në dispozicion për ndonjë vdekje apo lëndim të personelit të ambasadës ruse.
Rusia është një nga vendet e pakta që ka mbajtur një ambasadë në Kabul pasi talebanët pushtuan vendin më shumë se një vit më parë.
Edhe pse Moska nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve, ajo ka qenë në bisedime me zyrtarët për një marrëveshje për furnizimin me benzinë dhe mallra të tjera