Të paktën 11 persona kanë vdekur në një shpërthim të fuqishëm në qytetin San Cristobal, në Republikën Dominikane, raporton BBC. Shpërthimi ndodhi të hënën, ndërsa zyrtarët kanë identifikuar trupat e 10 të rriturve dhe të një foshnje katërmuajshe, por kanë paralajmëruar se pritet të rritet numri i viktimave.
Nuk dihen ende arsyet e shpërthimit. Dhjetë persona ende rezultojnë të zhdukur.
“Ne po bëjmë çfarë është e mundur që të gjejmë ata”, ka thënë presidenti Luis Abinader.
Dhjetëra tjerë janë lënduar. Qindra zjarrfikës po luftojnë ende me zjarre në katër nga nëntë objektet që u përfshinë nga zjarri. Në mesin e ndërtesave të shkaktuara në qytetin në periferi të kryeqendrës Santo Domingo, janë edhe një fabrikë e plastikës dhe një klinik veterinare.