Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë.

Sasia e eksplozivit, që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ishte vendosur në pjesën e jashtme të një fabrike sallami në pronësi të Dorjan Miri.

Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe, fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Mirit të cilët nuk kanë pasur probleme ose konflikte me njeri.

Shkaqet dhe autori i kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe banorët e lagjes.