Një lëndë plasëse ka shpërthyer gjatë natës në Laknas të Tiranës, në banesën e një 72-vjeçari.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I. Sipas policisë, si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
